ATK: Mbi 30 mijë biznese dhe qindra qytetarë kanë deklaruar qiranë e tyre
Ekonomia
April 29, 2026 - 19:36
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se deklarimi i të ardhurave nga qiraja është në rritje.
"Mbi 30 mijë biznese dhe qindra qytetarë kanë deklaruar qiranë e tyre. Vetëm gjatë vitit 2025 janë paguar: rreth 29.9 milion € nga bizneset, mbi 1.27 milion € nga qytetarët. Të ardhurat nga qiraja përfshijnë: qiranë mujore dhe qiranë afatshkurtër (ditore/javore). Deklarimi i saktë rrit transparencën, ndërsa tatimi i paguar kontribuon në shërbime më të mira për të gjithë", njofton ATK.