Kurti thekson mbështetjen e Qeverisë për gratë fermere
Foto: Laura Hasani

Kurti thekson mbështetjen e Qeverisë për gratë fermere

Ekonomia September 16, 2025 - 12:07

Në Konferencën Rajonale për Fuqizimin e Grave Rurale në Ballkanin Perëndimor, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se gratë dhe vajzat janë vendimtare për zhvillimin e vendit, duke theksuar mbështetjen e qeverisë për gratë fermere dhe programet për zhvillimin e zonave rurale.

Kurti tha se 5650 gra fermere janë përkrahur me subvencione në vlerë prej 11 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë.

“Gratë dhe vajzat janë jo veç se shtyllë por vendimtare për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të vendit tonë. Ndërsa gratë rurale janë edhe bartëse të dijes, traditës dhe dashurisë për tokën. Pasluftës ato kontribuuan shumë. Ato u bënë forcë që gjenerojnë ndryshim të qëndrueshëm”.“Qeveria ka ndërmarrë hapa konkret duke mbështetur bujqësinë e udhëhequr nga gratë dhe duke zgjeruar programet në zhvillim ekonomik e social në zonat rurale. 5650 gra fermere janë përkrahur me subvencione në vlerë prej 11 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë. Po zbatohet një program strategjik prej 1.5 milion eurosh që përmes trajnimeve të avancuara në agro-biznes, menaxhim të tokës dhe zhvillim të qëndrueshëm gratë rurale të jenë lider të bizneseve dhe inovacioneve rurale”, tha ai.

Konferenca synon të ofrojë një hapësirë gjithëpërfshirëse për diskutim mbi sfidat dhe mundësitë në fushën e fuqizimit social dhe ekonomik të grave rurale në rajon. /eo