
Murati: Mbi 100 milionë euro dëm nga lëndët përmbarimore ndaj komunave
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka shprehur kritikat e tij për moshapjen e rasteve nga Prokuroria për lëndë përmbarimore ndaj komunave për kontratën kolektive të nënshkruar paligjshëm.
Murati në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar.
“Shuma e kërkuar për përmbarim është 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë janë për borxhin ndaj përfituesve, kurse 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve. Siç edhe kanë deklaruar nga vetë asociacioni i komunave, dëmi buxhetor tashmë ka tejkaluar mbi 100 milionë euro. Por deri më tani, nuk kemi dëgjuar për ndonjë rast të hapur nga prokuroria ndaj atyre që nënshkruan paligjshëm dhe i shkaktuan buxhetit të shtetit dëmtim prej mbi 100 milionë euro”, ka shkruar ai.
Murati ka thënë se çështje tjetër shqetësuese është edhe abuzimi i përmbaruesve me tarifat.
Postimi i plotë i Muratit, pa ndërhyrje:
Ende pa përfunduar muaji shkurt, janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar, për kontratën kolektive të nënshkruar paligjshëm.
Shuma e kërkuar për përmbarim është 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë janë për borxhin ndaj përfituesve, kurse 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve.
Siç edhe kanë deklaruar nga vetë asociacioni i komunave, dëmi buxhetor tashmë ka tejkaluar mbi 100 milionë euro.
Por deri më tani, nuk kemi dëgjuar për ndonjë rast të hapur nga prokuroria ndaj atyre që nënshkruan paligjshëm dhe i shkaktuan buxhetit të shtetit dëmtim prej mbi 100 milionë euro.
Çështja tjetër shqetësuese e që duhet të merren organet e rendit, është edhe abuzimi i përmbaruesve me tarifat. Nuk janë të rralla rastet kur tarifa e përmbaruesit tejkalon edhe vlerën e borxhit që përmbarohet. /Zëri