Dogana e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për bizneset që transportojnë mallra në BE
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një njoftim nga Bashkimi Evropian në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE.
Sipas këtij njoftimi, nga prilli i vitit 2025 në funksion do të vihet një sistem i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se ky sistem synon të përmirësojë sigurinë dhe mbikëqyrjen doganore të BE-së për mallrat që hyjnë në territorin e saj.
“Sipas kërkesave të reja, të gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë do të duhet të deklarojnë të dhënat e mallrave në para-arritje, përmes Deklaratës së Plotë të Përmbledhjes së Hyrjes (ENS). Kjo ndryshim është me rëndësi të veçantë për bizneset dhe transportuesit në Kosovë që operojnë me BE-në. Ju lutemi të njiheni me detajet e plota dhe të ndiqni udhëzimet e nevojshme për të qenë të përgatitur për këtë tranzicion”, thuhet në njoftim. /Zëri