Më 19 shkurt, ankandi i dytë për këtë vit

Më 19 shkurt, ankandi i dytë për këtë vit

Ekonomia February 12, 2025 - 09:26

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 19 shkurt 2025 do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për këtë.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 2-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. /Zëri