![Ankesa për faturat e ngrohjes, “Termokosi”: Matjet të sakta, mbi 60% e faturave me çmim më të ulët](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_auto_Ngrohja_nga_termokosi_-_radiatoret16660927911739178857.jpg)
Ankesa për faturat e ngrohjes, “Termokosi”: Matjet të sakta, mbi 60% e faturave me çmim më të ulët
Qytetarët e Prishtinës kanë shprehur shqetësime lidhur me faturat e ngrohjes për sezonin e dimrit, duke raportuar kosto më të larta sesa vitet e kaluara.
Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka pranuar se ka pasur një numër të konsiderueshëm ankesash gjatë tre muajve të fundit, kryesisht nga të njëjtët konsumatorë, të cilët janë në komunikim të vazhdueshëm me ndërmarrjen.
Sipas Osmanit, një pjesë e ankesave vjen si pasojë e mungesës së informacioneve të duhura për metodën e re të matjes së konsumit të energjisë termike, e cila ka ndryshuar nga tarifa fikse për metër katror në faturim sipas matjes reale të konsumit.
“Ajo çka vlen të ceket, edhe po e shohim në operimit tona të përditshme në aspektin teknik, projekti ‘Prishtina HeatSave’ ka arritur që ta stabilizojë furnizimin me energji në pjesë të themi aty ku kemi pasur telashe ne lagje dhe banesa të caktuara. Po e shohim që ankesat e qytetareve për ngrohje kanë rënë dukshëm. Kemi pasur gjatë kësaj periudhë ankesa nga qytetarët për faturimin që kanë pranuar fatura më të larta që ndoshta edhe më të drejt nuk kanë pasur informacionet e duhura për metodat e matjes, konsumin e përbashkët. Me këtë metoda ka kursim të ngrohjes dhe gradualisht po shkojmë drejt një stabilizim edhe të faturave në raport edhe më kursimin e energjisë termike të cilin po e bëjmë. Kemi pranuar një numër të konsiderueshme të ankesave gjatë këtyre tre muajve e shohim që konsumatorët të njëjti janë ata që bëjnë ankesa dhe ne po i përgjigjemi secilit dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ZRRE-në në mënyrë që mësimet e nxjerra gjatë kësaj periudhe ti bartim si mësime të mira për pjesën tjetër të sezonës dhe gradualisht të kemi një stabilitet dhe të ecim tutje me projekt si alternativa e vetme që Termokosi e ka për të ardhmen”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar çmimet e faturimit caktohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe se tarifa për matje këtë vit është më e ulët se vitin e kaluar, por në njësitë e banimit me konsum më të lartë, faturat kanë qenë më të mëdha.
Ndryshimi i sistemit të faturimit është bërë pas implementimit të projektit “Prishtina HeatSave”, në kuadër të të cilit janë instaluar pajisje të matjes në mbi 17,500 njësi banimi.
“Tarifat dhe çmimet si për metër katror si për matje në baze të konsumit caktohen prej zyrës së ZRRE-së. Këtë vit tarifa për matje është me e ulët se sa ka qenë vitin e kaluar për shkak të inventives, ankesat të cilat kanë ardhur në ‘Termokos’ kanë qenë për shkak se faturat sipas konsumatorëve dhe ne i kemi parë që janë me të larat, e thash në fillim fatura më të larat ka pasur në ato njësi të banimit ku konsumi i energjisë ka qenë më i madh. Kemi pasur shumë raste ku qytetar nuk kanë me të drejt nuk e kanë kuptuar edhe formën e marrjes se të dhënave nga pajisjet e matjes për shkak se ndoshta është menduar që sikur operatorë tjerë që shkojnë fizikisht i matin të dhënat, ky projekt është i automatizuar, pra të gjitha pajisjet tona komunikojnë në kohë reale me softuerin edhe bazën tonë pa pasur nevojë që të shkojnë fizikisht. Ne kemi komunikuar me qytetar, në secilin komunikim bindemi që konsumi ka ndodhur, është ai që është lexuar është i saktë dhe vlera e faturës është e saktë. Projekti do të merr kuptim kur e gjithë Prishtina të jetë i lidhur”, ka thënë ai. Osmani ka shtuar se ky projekt ka sjellë përfitime për konsumatorët, pasi një pjesë e konsiderueshme e faturave janë ulur, duke theksuar se për mbi 60% e konsumatorëve kanë pranuara fatura më të ulëta se vitet e kaluara.
“Në sezonin në të cilën jemi, kemi hyrë në muajin e katër të sezoni 2024-2025, është sezoni e parë në të cilën kemi bërë ndryshimin e faturimit për njësit banesore të cilat kanë qenë përfituese të projektit nga vitet e kaluar të cilën ne e kemi bërë përmes instalimit të pajisjeve të matjes të rrjetit të ri të matjes në konsumatorët e ‘Termokosit’. Po flas diku për 17 mijë e 500 njësi të banimit të cilat marrin shërbime prej nesh përtej tyre natyrisht që ne arrijmë të furnizojmë mbi 25 mijë njësi të banimit, po flas për adresa në Prishtinë. Mbi gjysma e tyre kanë pajisje të instaluar dhe është muaji i katër tash, muaji shkurt do ti dërgojmë faturat për muajin janar të cilat një pjesë e tyre e konsiderueshëm është me matje. Gjatë gjithë periudhës së lansimit të projektit, viti i kaluar ka qenë periudhë e testimit, pra kemi dërguar faturat të dyfishta te konsumatorët. Gjatë kësaj periudhe po e vërejmë në njësit e banimit ku ka kursim të ngrohjes faturat janë me të lira. Diku rreth 60.3 për qind e faturave kanë ardhur me konsum më të ulëta si pjesë monetare, ose ngarkesë financiare e faturës, në krahasim me vitet e kaluara. Kjo nënkupton që po flasim për një projekt jashtëzakonisht kompleks, jo të lehët as për ngrohtoren e as për qytetarët, për shkak se në fund të ditës na duhet edhe ndryshim i shprehive”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se matja është e saktë, softueri funksionon siç duhet dhe tarifat e miratuara nga ZRRE-ja janë të bazuara në një konsulencë profesionale të pavarur.
“Ne jemi të kënaqur me projektin si i tillë me implementimin se si po shkon, matja është e saktë, softueri është i saktë, kalkulimet janë të sakta dhe çka është tepër e rëndësishme, metodologjinë dhe tarifat ne i marrim të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Të cilat gjatë fazës së implementimit të projekti janë bërë nga konsulenca e pavarur profesionale e cila është kontraktuar paraprakisht nga projekti i MCC-së ‘Prishtina HeatSave’. Ku jemi sot? Sot si menaxhment i ngrohtores ne bashkëpunim me komunën e Prishtinës me bordin dhe aksionarët, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë projektin tutje. Gjatë muajve e viteve ne do të vazhdojmë me instalimet në pjesë të tjera të qytetit ku paraprakisht nuk kemi pasur mundësi ta bëjmë instalimin e matësve. Tani më metoda e re e faturimit ka marr rrugë dhe trajektore dhe në bazë të kushteve në teren metoda e vetme të cilën ne e synojmë për të ardhmen”, tha ai për EO-në.