Dogana e Kosovës vë në menaxhim terminalin doganor në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë
Ekonomia
February 04, 2025 - 09:43
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të Qeverisë për shpronësim dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave të shpronësimit të terminaleve doganore në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë, ka vendosur nën menaxhim të plotë edhe këto dy terminale.
Dogana, përmes një postimi në Facebook, njofton se tani e tutje nuk do të ketë pagesë për tarifa të hyrjes në terminale, gjë që ndikon në uljen e kostos së operimit të bizneseve e si rrjedhojë kjo do të reflektojë edhe në uljen e çmimeve të produkteve në treg.
“Evitimi pagesës së tarifës për hyrje në terminal është gjithashtu adresim i sfidave të raportuara në raportin e vendit nga Komisioni Evropian, andaj kjo përbën edhe një hap të rëndësishëm në proceset integruese”, thuhet në njoftim.