“AirBaltic” pezullon fluturimet për Prishtinë

“AirBaltic” pezullon fluturimet për Prishtinë

Ekonomia June 20, 2024 - 11:59

Kompania ajrore “AirBaltic” ka pezulluar fluturimet për në Prishtinë.

“AirBaltic”, e cila kishte një shërbim dyjavor ndërmjet Rigës dhe Prishtinës, e ka pezulluar atë.

Bashkëpunimi kishte nisur më 4 maj dhe do të duhej të përfundonte me fluturimet sezonale më 29 shtator, mirëpo ky bashkëpunim do të përfundojë më herët.

Fillimisht është thënë se do të ndërpriten më 1 shtator, por tashmë zyrtarisht do të përfundojnë më 17 gusht. /Zëri