Kurti takon ish-kreun e BERZH-it, i flet për “progresin e jashtëzakonshëm ekonomik” që nga çlirimi
Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Kryesuesin e organizatës ODI Global, Sir Sumantra Chakrabarti, dhe CEO-n e ODI-së, Sara Pantuliano, të cilët kanë udhëtuar në Prishtinë këtë javë për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Në këtë takim, siç ka njoftuar Kurti, është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në BERZH në vitin 2012, anëtarësim që erdhi gjatë mandatit të Sir Suma si president i këtij institucioni ndërkombëtar financiar.
Po ashtu, në takim është biseduar edhe për, siç tha Kurti, “progresin e jashtëzakonshëm ekonomik dhe demokratik” të vendit që nga çlirimi, 25 vjet më parë.
“Gjatë një drekë me kuzhinën tonë tradicionale, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në BERZH në fillim të mandatit të Sir Suma si President; progresin tonë të jashtëzakonshëm ekonomik dhe demokratik që nga çlirimi, veçanërisht gjatë viteve të fundit; dhe punën e gjerë dhe të avancuar të ODI në të gjithë Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Kurti në një postim në X.
Ai tha se pret me padurim që t’i vazhdojnë takimet edhe në të ardhmen.
A great pleasure to welcome to Kosova former @EBRD President and @ODI_Global Chair Sir Sumantra Chakrabarti, and ODI CEO @SaraPantuliano, who have traveled to Prishtina this week in honor of the 25th anniversary of Kosova's Liberation. Over a lunch of our traditional cuisine, we… pic.twitter.com/axu447tFAB
— Albin Kurti (@albinkurti) June 11, 2024