Ministri Aliu jep detaje të reja për ndërtimin e rrugës Prishtinë - Mitrovicë [foto]
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka qenë në terren mëngjesin e sotëm bashkë me kryeministrin Albin Kurti, në punimet e rrugës nacionale Prishtinë - Mitrovicë.
Ministri ka njoftuar se afro 10 kilometra është gjatësia e këtij projekti, në të cilën përfshihet edhe ndarja me korsi e rrugëve.
“Po e fillojmë javën me zhvillimin e Punimeve Ndërtimore në Rrugën Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë. Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura. Tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës”, shkruan ministri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri