Eurokoha prezanton bukuritë natyrore të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Eurokoha prezanton bukuritë natyrore të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Ekonomia March 09, 2023 - 11:56

Potencialet turistike të Kosovës po prezantohen në mesin e mbi 180 vendeve pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB Berlin”.

Bukuritë e shumta natyrore të Kosovës dhe potenciali i turizmit në vendin tonë janë duke u prezantuar në Berlin nga kompania e njohur Eurokoha.

Përmes një postimi në Facebook, kompania Eurokoha ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve sa është i hapur panairi ka pasur një interesim të madh të vizitorëve për t’u njohur me potencialet e turizmit që ofron Kosova, transmeton Zeri.info.

“Në Berlin po zhvillohet Panairi më i madh i Turizmit, ku bashkë me Eurokohën është duke e prezantuar denjësisht edhe Kosovën. Gjatë këtyre ditëve ka pasur një interesim të madh të vizitorëve te stenda e Kosovës, ku me plot krenari kemi prezantuar mundësitë e shumta të turizmit që ofron vendi ynë.

Ky panair, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 9 mars, është mundësi e mirë për të lidhur Kosovën me botën dhe për këtë jemi krenarë që tash e disa vjet bashkë me Eurokohën prezantojmë me bukuritë e shumta të Kosovës”, shkroi kompania Eurokoha në Facebook. /Zëri