Kosova importon gati nga e gjithë bota

Kosova importon gati nga e gjithë bota

Ekonomia January 24, 2023 - 12:51

Instituti GAP, duke u bazuar në të dhënat e Doganës, ka treguar se Kosova ka importuar produkte prej 190 shteteve, nga 195 sa njihen si të pavarura.

Në vitin 2015 numri i shteteve që Kosova ka importuar prej tyre ishte 177 sosh.

Ndërkaq vendi në vitin 2015 ka eksportuar në 72 shtete të botës.

Në vitin 2022 ky numër është rritur në 140.

Image