
Ndryshohet Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, Hajdari: Fuqizohet mbrojtja e të drejtave e rritet transparenca në treg
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka votuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Ministrja e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, prezantoi në pika të shkurtra projektligjin, duke shtuar se ai fuqizon mbrojtjen dhe të drejtat e konsumatorit dhe rrit transparencë në treg.
“Si Ministri jemi bazuan në programin e miratuar për mbrojtjen e konsumatorit, qëllimi i këtij Projektligji është fuqizimi i konsumatorit”.
“Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit është që të fuqizohen dhe të luaj një rol më aktiv në treg, t’i mbrojë interesat e konsumatorit nga rreziqet dhe kërcënimet nga të cilat ata nuk mund të mbrohen. Po ashtu ligji parasheh që të ruaj mbikëqyrje bashkëkohore dhe ka transparencë në treg”, tha ajo.
Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, e pyeti ministren se sa janë aktive në këtë fazë Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe cili do të jetë kontributi i Ministrisë në këto shoqata.
Ministrja u përgjigj se synim i tyre është që fuqizohet konsumatori, sektori privat, po ashtu edhe Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, raporton EO-ja.
“Ne kemi disa shoqata, por vetëm një për mbrojtjen e konsumatorit, përmes Këshillit ne shohim sa më shumë angazhim të këtij këshilli. Kemi shumë biznese aktive. Ne synojmë që të fuqizojmë konsumatorin, sektorin privat, synojmë që të forcojmë Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, tha ajo.