Kurtin në takim me delegacionin nga BERZH-i: Ekonomia është e qëndrueshme dhe po zgjerohet

Kurtin në takim me delegacionin nga BERZH-i: Ekonomia është e qëndrueshme dhe po zgjerohet

Ekonomia September 22, 2022 - 20:03

Kryeministri , Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Mark Bowman, zv/President i BERZH për Politika dhe Partneritet, Oleg Levitin, Zëvendës Drejtor për Qeverisje dhe Çështje Politike, si dhe Neil Taylor, Udhëheqës Rezident i Zyrës së BERZH në Kosovë.

Duke theksuar se BERZH-i mbetet një ndër partnerët kryesorë zhvillimorë të së Kosovës, kryeministri Kurti i falënderoi në emër të Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme.

Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u bisedua për projektet aktuale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për të ardhmen.

“U tha se pavarësisht sfidave, ekonomia është e qëndrueshme dhe po zgjerohet vazhdimisht, ndikuar edhe nga Pako e Ringjalljes Ekonomike. U veçua mbështetja për prodhuesit vendorë, rritja e subvencioneve në bujqësi dhe subvencionimi i çmimeve të energjisë elektrike. U veçua edhe themelimi i Gjykatës Komerciale.

“Duke theksuar se sundimi i ligjit dhe transparenca janë thelbësore për një klimë të mirë investimi, u tha se Qeveria mbetet e përkushtuar për këtë gjatë gjithë mandatit”

“U bisedua edhe për ndikimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, në rritjen e çmimeve të ushqimeve, karburanteve dhe energjisë. U theksua se Qeveria po mbështet qytetarët dhe bizneset në përballje me inflacionin me një sërë masash”, thuhet nw komunikatwn pwr media nga Zyra e Kryeministri.

Duke ritheksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për tranzicion drejt energjisë së gjelbër, Kurti falënderoi BERZH-in, që krahas partnerëve si MCC, KfW dhe EIB, na mbështesin në këtë drejtim.

Në këtë takim u potencua se partnerët ndërkombëtarë kanë luajtur rol kyç në shtyrjen e agjendës sonë përpara lidhur me përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në përgjithësi./Zëri