Shitja e aseteve në likuidim SHAL 57 ofron prona tërheqëse në tërë Kosovën

Shitja e aseteve në likuidim SHAL 57 ofron prona tërheqëse në tërë Kosovën

Ekonomia August 05, 2022 - 15:48

Prona atraktive në gjithë territorin e Kosovës janë nxjerrë në shitje nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

AKP-ja ka shpallë shitjen e aseteve në likuidim SHAL 57 të ndërmarrjeve në likuidim. Kjo valë e shitjes përfshinë asete mjaft tërheqëse në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës. Në rajonin e Mitrovicës është nxjerrë në shitje një numër lokalesh me sipërfaqe të ndryshme dhe të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme. Rajoni i Pejës në këtë shitje ofron parcela toke me sipërfaqe të ndryshme në të cilat mund të zhvillohen industri bujqësore, ndërkaq rajoni i Prizrenit ofron po ashtu parcela toke si dhe dy lokale atraktive për zhvillim biznesi. Lokale po ashtu tërheqëse ofrohen për shitje në rajonin e Ferizajt dhe Lipjanit. Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për

zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Me këtë rast AKP-ja njofton opinionin publik se në përputhje me kërkesat e Komunës së Prishtinës,

Podujevës dhe Dragashit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të

shpronësimit, tërheq nga SHAL 57 asetet në vijim:

Njësia nr. 14-KB Drita Toka në Shajkoc;

Njësia nr. 15-KB Flora Toka në Pakashticë të Epërme;

Njësia nr. 16-KB Përparimi Toka në Miroc;

Njësia nr. 19-Agrokosova Zyrat në Dardani;

Njësia nr. 22-KB Liria Toka në Siçevë;

Njësia nr. 33-NSH Koritniku-Shitorja në fshatin Kërstec, Dragash.

Shpallja publike për këto asete është e hapur që nga data 22 korrik 2022, ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 10 gusht 2022. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr. 57 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 10 gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr. 55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.