Dogana asgjëson mallra të falsifikuara të markave të njohura

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara të markave të njohura

Ekonomia September 14, 2021 - 14:35

Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot mallra të falsifikuara të markave të njohura.

Dogana ka njoftuar se mallrat, që përfshinin tekstil dhe atlete, janë asgjësuar pasi janë konfirmuar nga bartësi i së drejtës se janë të falsifikuara.

Sasia e mallrave të asgjësuara është 1970 copë.

“Nën mbikëqyrje doganore dhe nën përgjegjësin e bartësit të së drejtës janë asgjësuar mallrat ‘tekstil dhe atlete’ të markave të njohura; ‘Zara’, ‘Adidas’, ‘Nike’, ‘Hugo Boss’, ‘Lacoste’, ‘Chanel’, ‘Puma’, ‘Prada’, ‘Gucci’, ‘Gant’, ‘Polo Ralph Lauren’ dhe ‘Tommy Hilfiger’, mallra këto të konfirmuara nga bartësi i së drejtës se janë të falsifikuara. Sasia e mallrave të asgjësuara është 1970 copë”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri