Posta e Kosovës arrin marrëveshjen me “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë

Posta e Kosovës arrin marrëveshjen me “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë

Ekonomia June 03, 2021 - 11:53

Kryeshefi ekzekutiv Xhevdet Smakiqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen publike komunale “Stacioni i Autobusëve” SHA - Prishtinë.

Kryeshefi ekzekutiv Xhevdet Smakiqi ka mirëpritur dhe ka falënderuar për marrëveshjen e arritur me kryeshefin ekzekutiv Luan Hoti, nga ndërmarrja publike lokale “Stacioni i Autobusëve” SHA në Prishtinë.

Menaxhmenti i Postës së Kosovës SHA në krye me kryeshefin ekzekutiv do të vazhdojë të zgjerojë shërbimet për klientët e Postës, për realizimin e ngritjes së të hyrave vetanake, për t’i sjellë stabilitet Ndërmarrjes.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të krijojë lehtësira dhe ofrim të shërbimeve të shpejta, të sigurta dhe të lira.