LVV-ja në Prishtinë akuzon kryetarin Rama: Tenderi për ndriçim smart i orkestruar
Foto: Laura Hasani

LVV-ja në Prishtinë akuzon kryetarin Rama: Tenderi për ndriçim smart i orkestruar

Ekonomia April 28, 2024 - 11:44
LVV-ja ngre dyshime rreth tenderit për energjinë në Prishtinë, thotë se është i orkestruar nga Përparim Rama

Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Prishtinë në konferencën e thirrur për medie deklaroi se projekti: “Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në komunën e Prishtinës”, tregon për një keqpërdorim të radhës nga komuna dhe kryetari Përparim Rama.

“Arsyet për të cilën po e mbajmë këtë konferencë kanë të bëjnë më një thirrje për një kontratë e cila sipas të gjitha analizave tona tregon për një keqpërdorim të radhës i cili do të ndodh në tenderin qe planifikon të hapet nga komuna. Pra është vazhdimësi e kontratave të dëmshme dhe keqpërdorim i parasë publike që po ndodh nga dhe komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama”.

Brovina tha se ka të bëjë më një kontratë për prokurim e datës 5 prill 2024, emërimi i së cilës është: Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në komunën e Prishtinës, ose thënë ndryshe ndriçim publik smart.

“Ky aktivitet i prokurorimit është planifikuar të hapet më datën 30 prill 2024 dhe vlera e këtij 10 milionë euro me kohëzgjatje 36 muaj, hulumtimet e ekspertëve tanë në lidhje më këtë vlerësojnë se kriteret e kërkuara nuk shprehin mundësinë e konkurrencës dhe pjesëmarrjen e shumë operatorëve ekonomik në specifikat gjerësisht pika e tretë , kapaciteti teknik profesional kemi të bëj me emërtime të pajisjeve, nëse e bëjmë analizë shohim se këto pajisje kemi operatorë ekonomik, një eventualisht dy në Kosovë të cilat i plotësojnë këto kushtet”.

Brovina deklaroi se edhe tek pjesa e stafit është gjetur diskriminim, sikurse tek inxhinierët e elektros të cilët duhet te jenë te certifikuar me esko.

“Edhe për punëtorët fizik të cilët duhet te jenë të certifikuar, ku duhet të dorëzohen në hapjen të ofertave ku është një kohë shumë e pamjaftueshme për operatoret ekonomik, edhe në paramana kemi shumë pozicione që bien në ndesh në ligjin për prokurorim publik”.

Ai deklaroi se ka dyshime për të cilat bëhet fjalë për një tender të orkestruar i cili shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës duke iu bërë thirrje organeve të hetuesit për parandalimin e “abuzimit” të radhës.