Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën hotelerisë dhe turizmit

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën hotelerisë dhe turizmit

Ekonomia May 01, 2021 - 12:57

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e turizmit në Mal të Zi, Gezim Hajdinaga.

Sogojeva tha që ndjehet i privilegjuar që janë duke e përcjellë një mesazh që Ulqini është duke i pritur kosovarët për pushime.

Po ashtu, Hajdinaga u emërua anëtar nderi i Odës së Hoteliereve të Kosovës./klankosova