Murati: Nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike pa imunizimin e popullatës

Murati: Nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike pa imunizimin e popullatës

Ekonomia April 21, 2021 - 17:27

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë disa vendime të cilat kryesisht kanë të bëjnë me subvencionimin e pagave dhe qirasë për bizneset të cilat ishin prekur nga masat anti-COVID që Qeveria mori më 7 prill dhe që ishin në fuqi për 12 ditë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se njëherë duhet të arrihet imunizimi i popullatës nga virusi COVID-19 dhe më pas të filet për rimëkëmbje ekonomike, transmeton Zeri.info.

“Pa u arritur imunizimi është vështirë që të flasim, andaj përderisa të arrijmë një imunizim nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike por duhet të flasim për një situatë emergjente. Në te kaluarën kemi pasur subvencionim dhe ka qenë një pauzë dhe kjo është që të shtrihet deri në fund të vitit dhe dikush e ka pasur 90 dhe i ka marr 30 e ka kaluar atë 100 dhe do ta kemi një barazi të shpërndarjes së këtyre mjeteve ai që i ka 75 euro do t’i merr 25 euro”. tha ministri Murati pas mbledhjes së Qeverisë.

Murati dha më shumë detaje edhe për 6 milionët që Qeveria ka ndarë për bizneset e gastronomisë, qendrat tregtare të mbyllur dhe fitneset, por edhe për skemat pensionale dhe sociale.

“Bëhet fjalë për një masë 6 milionë euro që do të ndahet për gastronominë, qendrat tregtare të mbyllur, fitnese dhe do të mbulojë pagat dhe qiratë deri në 50%. dhe përfituesit do të jenë punëtorët dhe te qiraja qiramarrësit. Sektori shëndetësorë do të merr shtesa prej 150 euro gjatë muajit prill-maj, stafi teknik 100 euro, dhe ai i sigurisë 100 euro. Vendimi i tretë ishte vazhdimi i skemave sociale pensionale ato familje që janë pranues të shtesave sociale”, sqaroi Murati në një konferencë për media. /Zëri