KRU “Prishtina” tregon arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë në disa zona

KRU “Prishtina” tregon arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë në disa zona

Ekonomia December 24, 2020 - 09:00

KRU “Prishtina” njofton se ndërprerjet e furnizimit me ujë në disa zona kohën e fundit ndodhën si shkak i dëmtimit të rrjetit të ujit, transmeton “Zeri.info”.

Ata theksojnë se deri në sanimin e defekteve detyrohen që të ndërpresin edhe furnizimin me ujë të pijshëm.

“Pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava (prej - 6.17 m nën nivelin e kapërderdhjes) dhe Badoci (- 11.35 m), KRU “Prishtina” SHA po vazhdon me furnizim stabil me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërsa theksojnë se “Me të gjitha kapacitetet teknike operative do të mundohemi të ruajmë këtë tempo të furnizimit edhe gjatë festave të fundvitit 2020”.

Ata kërkojnë nga konsumatorët që të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, të paguajnë faturat e ujit dhe të mirëkuptojmë ndërprerjet e ujit kur ndodhin si shkak i dëmtimeve në rrjet. /Zëri