![Për gjashtë ditë kanë aplikuar mbi 344 mijë qytetarë në Trust](/uploads/zeri.info/images/2020/December/16/auto_auto_auto_auto_auto_92461300_216577566112567_6643412193196900352_n1586181012159223063915954359461607361615-725x4001608113721.jpg)
Për gjashtë ditë kanë aplikuar mbi 344 mijë qytetarë në Trust
Ekonomia
December 16, 2020 - 11:14
Tërheqja e 10-përqindëshit të kursimeve nga Trusti ka zgjuar interesim të madh nga qytetarët e Kosovës.
Kjo u mundësua pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Kuvendi i Kosovës më 4 dhjetor.
644 mijë e 582 persona kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar tërheqjen e 10-përqindëshit.
Ndërsa, për gjashtë ditë kanë aplikuar 344 mijë e 328 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/December/16/auto_TRUSTI-11608113732.jpg)