Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, në përputhje me legjislacionin e BE-së

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, në përputhje me legjislacionin e BE-së

Ekonomia December 03, 2020 - 11:10

Komisioni për Integrim Evropian ka votuar pro Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Gjatë së mërkurës në Komisionin për Buxhet dhe Transfer ka kaluar ky Projektligj me propozimet e PDK-së.

Propozimet e PDK-së janë: Pakoja për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSH-së për lëndën e parë dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro.

Kjo parti ka kërkuar që të premten të mbahet seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje, raporton EO.