Infektuar: 58399
Shëruar: 51081
Vdekur: 1466
Këshilltarët shpenzuan më shumë se ministrat për mëditje në vitin 2019

Këshilltarët shpenzuan më shumë se ministrat për mëditje në vitin 2019

Ekonomia December 01, 2020 - 18:04

Këshilltarët në Qeverinë e vitit 2019, kanë shpenzuar hiç më pak se mbi 84 mijë euro, duke lënë pas edhe ministrat.

Sipas një analize të institutit GAP, duke u bazuar në postet drejtuese, këshilltarët politikë kanë shpenzuar mbi 84 mijë euro për mëditje brenda dhe jashtë vendit.

Pas tyre radhiten ministrat me mbi 24 mijë euro, zëvendësministrat me mbi 23 mijë euro, shefat e kabinetit me mbi gjashtë mijë euro, zëvendëskryeministrat mbi katër mijë euro dhe kryeministri mbi tre mijë euro.

“Ndërsa, në mesatare shpenzimet e mëditjeve për një minister/re janë rreth 1430 euro, për një këshilltar/e rreth 1000 euro, për një zëvendësministër/re rreth 815 euro, dhe për një shef/e të kabinetit rreth 795 euro”, thuhet në hulumtimin e GAP-it./Zëri

Image