Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Shqipëri, pandemia pritet të krijojë 100 mijë të papunë deri në fund të vitit

Shqipëri, pandemia pritet të krijojë 100 mijë të papunë deri në fund të vitit

Ekonomia October 24, 2020 - 22:07

Qeveria e Shqipërisë parashikon se në fund të këtij viti, pandemia mund të krijojë afro 100 mijë të papunë në ekonominë vendase.

Parashikimet e zymta për tregun e punës janë bërë në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2021, ku thuhet se niveli i papunësisë do të arrijë në 13.9% në fund të vitit, duke arritur normën e vitit 2017-ë, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm trajektorja e papunësisë do të zbresë në 12.2%, në nivele të ngjashme me ato të vitit 2018.

Në gjysmën e parë të vitit pandemia dhe tërmeti krijuan 50 mijë të papunë, ndërsa shkalla e papunësisë në rang vendi u rrit në 11.9%, kjo shifër parashikohet të rritet me 2 pikë përqindje deri në fund të vitit.

Gjatë periudhës së sezonit të verës tregu i punës mori një rigjallërim për shkak të turizimit, por mbyllja e tij në këtë periudhë dhe rëniet e shitjeve me vendet jashtë po mbajnë parashikime pesimiste për përmirësimin e tij.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore të të punësuarve pritet të tkurren këtë vit me 120 milionë Dollarë krahasuar me planin e fillimit të vitit, ndërsa ato të vitit 2021 do të jenë në nivele të ngjashme me vitin 2018.

Tv Klan