Ministria e Ekonomisë procedon edhe pjesën e dytë të mjeteve për mbi 11 mijë biznese

Ministria e Ekonomisë procedon edhe pjesën e dytë të mjeteve për mbi 11 mijë biznese

Ekonomia October 15, 2020 - 11:59

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.

Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16.424.476 milion eurove për gjithsej 11.244 biznese, të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37.710.730 milion eurove subvencione për 15.474 biznese.

“Theksojmë se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku vlera totale e këtij programi është 60 milionë euro”, thuhet në njoftimin e MEA-së.

MEA-ja bën të ditur se pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kanë pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim, duke ritheksuar se do të përfitojnë të gjitha bizneset, të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara. /Zëri