Shoqata e Gastronomëve, kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e kafeneve dhe të restoranteve pas orës 21:00

Shoqata e Gastronomëve, kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e kafeneve dhe të restoranteve pas orës 21:00

Ekonomia July 05, 2020 - 19:12

Shoqata e Gastronomëve ka reaguar pasi qeveria "Hoti" pritet që nga nesër të kufizojë lirinë e lëvizjës dhe veprimtarinë në disa fusha.

Mes masave anti-COVID-19, qeveria pritet që të kufizojë edhe funksionimin e gastronomisë jo më shumë se deri në ora 21.

Pas këtij paralajmërimi ka reaguar Shoqata e Gastronomëve, e cila ka thënë se qeveria nuk duhet të bëjë dallime në biznese, që t’i mbyllë disa dhe t’i lejojë disa të tjera, transmeton Zeri.info.

Në reagimin e tyre, Gastronomët kanë thënë se masat e paralajmëruara janë antikushtetuese dhe sipas tyre nuk ka asnjë fakt se hapja e gastronomisë ka rritur numrin e të infektuarve.

“Ne jemi te vetëdijshëm se lojë me jetë njerzish nuk ka, mirëpo s’duhet te lejohet as dallime te behen ne menyrat si kan qenë deri me tani…Shtrohet pyetja se a eshte perhap virusi deri sot ne lokalet qe jan hapur pas lirimit masave a ka deshmi,pastaj jemi deshmitarë te asaj qe masat e marra deri me sot janë anti njerzore dhe anti kushtetuese... nese propozohet per masa shtesë apo hapa te tillë atëherë ndoshta kishte me qenë e rruges qe gjdo sherbim ne vend te mbyllet per nje kohe te caktuar te merren masa shtesë per kujdes dhe ruatje nga virusi pastaj do duhej te mbyllen te gjitha me prejashtim te atyre esenciale te shqyrtohet edhe liria e levizjes si masë per parandalim te pandemisë”, thuhet në reagim.

Ata kanë kundërshtuar vendimin e paralajmëruar të qeverisë, duke thënë se nuk duhet të ketë diskriminim në sektorë.

“Nese punohet punojmè te gjitha sektoret ose te mbyllen te gjitha..Ndjejmë keqardhje per te infektuarit dhe vikimat si dhe shprehim ngushllime familjareve te tyre", thuhet në reagimin e tyre./Zëri