Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Ejupi: Në të ardhmen do të udhëtohet më pak

Ejupi: Në të ardhmen do të udhëtohet më pak

Ekonomia June 19, 2020 - 19:09

Aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari" ka anuluar të gjitha fluturimet e ditës së sotme dhe ato të nesërme, siç ka bërë edhe ditëve të kaluara si pasojë e pandemisë.

Themeluesi i kompanisë Eurokoha, Remzi Ejupi, në nje intervistë në Klankosova, u shpreh se transporti ajror në Kosovë është i varur me shtetet evropiane.

"Transporti ajror në Kosovë është i varur se çfarë po ndodhë në vendet tjera, mund ta hapim nesër aeroportin, por varet si na pranojnë vendet tjera sepse vendet e jashtme e shohin se sa kemi kapacitete të shërojmë të infektuarit", deklaroi Ejupi.

 

Pronari i Eurokohës e ka cilsuar të rëndësishëm transportin ajror ku tha se kompania bën çmos për zbritje të çmimeve.

"Transporti ajror është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ne bëjmë çmos që të ulim çmimet që të vijnë bashkatdhetarët në vendlindje", potencoi ai.

Tutje Ejupi tha se në të ardhmen, në periudhen e pas-pandemisë, do të ketë udhëtime më pak.

"Në të ardhmen do të ketë shumë ndryshime dhe do të udhëtohet shumë më pak", tha pronari i kompanisë Eurokoha, Remzi Ejupi.