Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Nga 1 qershori, pagesat në Thesar mund të bëhen edhe fizikisht

Nga 1 qershori, pagesat në Thesar mund të bëhen edhe fizikisht

Ekonomia May 29, 2020 - 15:56

Ministria e Financave dhe Transfereve, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se kërkesat për pagesa dhe shkresat në Thesar do të mund të pranohen edhe fizikisht.

“Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë për relaksimin e masave të situatës së pandemisë dhe me qëllim të mundësimit të pranimit të kërkesave të reja për pagesë, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Ministrinë e Financave dhe Transfereve-Thesar, me efekt nga data 1 qershor”, thotë MFT-ja.

Megjithatë, kjo ministri u ka bëtë thirrje palëve që të kenë kujdes maksimal dhe të duhur si dhe të respektojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore gjatë procesit të dorëzimit të shkresave fizikisht në arkivin e Thesarit. Po ashtu, MFT ka kërkuar mirëkuptim nga palët që për shkak të mbingarkesës aktuale si dhe funksionimit me kapacitete jo të plota (sipas vendimit të Qeverisë për staf esencial), realizimi i kërkesave mund të marrë më shumë kohë se zakonisht.