Gjendja në Merdare sot e qetë, pak kamionë shihen në kufi
Foto: Laura Hasani

Gjendja në Merdare sot e qetë, pak kamionë shihen në kufi

Ekonomia April 03, 2020 - 16:06
Valmire Maliqi/ Merdarë

Pas heqjes së taksës qind për qind dhe vendosjes së masës së reciprocitetit nga qeveria “Kurti” në detyrë, në pikëkalimet kufitare me Serbinë janë rikthyer kamionët me mallra që vijnë nga ky shtet drejt Kosovës. Në ditën e parë pas heqjes së taksës, siç është raportuar nga zyrtarë doganorë të Kosovës, në vendin tonë, nëpërmjet pikës kufitare në Merdarë, brenda një dite janë futur me dhjetëra mauna me mallra të ndryshme, shkruan gazeta Zëri.

Image

Sot ekipi i gazetës “Zëri”, ka qëndruar në këtë pikë kufitare, për të parë se si është duke u zhvilluar puna nga zyrtarë doganorë. Gjendja u pa e qetë dhe me shumë pak qarkullim të kamionëve nga Kosova drejt Serbisë, e as të atyre që hyjnë në Kosovë.

Image

Pavarësisht që gazeta ka provuar që të marrë një deklaratë nga zyrtarë të Doganës, të tillët nuk kanë dhënë detaje për qarkullimin e kamionëve me mallra në këtë pjesë.

Image

Në ndërkohë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se pas heqjes së taksës janë shtuar produktet e lëndës së parë dhe artikujve tjerë që janë futur nga Serbia në Kosovë.

Image

“Ditën e parë nga Serbia në Kosovë kanë hyrë rreth 16 maune, ndërsa sot ka pasur një vëllim më të madh të mallrave me mbi 84 maune e që kapin vlerën e rreth gjysmë milioni euro”, ka thënë ai për media./ZËRI

Image

Image

Image

Image

Image