Njoftim i rëndësishëm nga KEDS
Përmes një komunikate për media KEDS ka bërë të ditur se është bërë ndalja e transformatorit 1 të Nënstacionit Prishtina 1 orë më parë, kjo si pasojë e nxehjes së aseteve të KOSTT'it është bërë nga ora 11 e 30 dhe parashihet të zgjasë deri në ora 12 e 30, përcjell Zëri.info.
Kjo përfshin rreth 35 mijë konsumatorë, kryesisht të pjesës perëndimore të Prishtinës, konkretisht një pjesë e lagjes Arbëria, zona industriale Prishtinë- Fushë Kosovë, lagja Kalabria dhe një pjesë e Veterrikut. Për detaje shtesë ju lutem kontaktojeni KOSTT'in.
Komunikata e plotë:
“Me kërkesë të KOSTT'it është bërë ndalja e transformatorit 1 të Nënstacionit Prishtina 1 për një orë. Ndalesa si pasojë e nxehjes së aseteve të KOSTT'it është bërë nga ora 11 e 30 dhe parashihet të zgjasë deri në ora 12 e 30. Kjo përfshin rreth 35 mijë konsumatorë, kryesisht të pjesës perëndimore të Prishtinës, konkretisht një pjesë e lagjes Arbëria, zona industriale Prishtinë- Fushë Kosovë, lagja Kalabria dhe një pjesë e Veterrikut. Për detaje shtesë ju lutem kontaktojeni KOSTT'in”. //ZERI