‘Monego’ i kërkon qytetarit ta kthejë kredinë, ai tallet keq me ta

‘Monego’ i kërkon qytetarit ta kthejë kredinë, ai tallet keq me ta

Ekonomia December 07, 2019 - 18:19
Detajet

Një ish klient i institucionit mikrofinanciar ‘Monego’, është tallur keq me ta dje, në momentin kur ata ja kanë përkujtuar që ai ka kredi tek ta.

Dje Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që të mbyll dy institucione mikrofinanciare, ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’, që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.

Ndërkaq dje pak para se të mbyllej ‘Monego’, një klienti që kishte kredi tek ky institucion i është kërkuar që ta kthejë pagesën e borxhit.

“Ju sot jeni 43 ditë në vonesë për pagesën e borxhit tuaj! Çdo ditë vonese e rrite shumën e obligimit tuaj. Paguani që të përmirësoni historiatin kreditor”, thuhej në mesazhin e dërguar nga ‘Monego’ në drejtim të klientit.

E përgjigja e klientit ishte epike, kur pasi e mori vesh që ky institucion është mbyllur nga BQK.

“Ju sot jeni mbyllur”, i ka kthyer përgjigje dje klienti ‘Monegos’ pak orë pas mbylljes.

Ndërkaq dje Gurvenaotri i BQK’së, Fehmi Mehmeti ka treguar se çfarë do të ndodhë me kredituesit që kanë kredi në ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’.

Mehmeti ka thënë se procesi i likuidimit të kredive do të ndodhë. Guvernatori ka sqaruar se një person përgjegjës do të mbikëqyrë tërë procesin e likuidimit të kredive deri në procesin përfundimtar.

Pra, të gjithë personat do të paguajnë kreditë e tyre normalisht, proces që do të jetë nën përkujdesjen e BQK’së.