Banka Botërore tregon si kanë përfituar 300 mijë nxënës në Kosovë

Banka Botërore tregon si kanë përfituar 300 mijë nxënës në Kosovë

Ekonomia nëntor 18, 2019 - 08:12
Lexoni detajet!

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, thotë se më shumë se 600 shkolla apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara duke iu falënderuar granteve nga projektet e financuara nga Banka Botërore, që kanë synuar përmirësimin dhe modernizimin e arsimit në Kosovë.

Sipas një postimi të kësaj zyre në Facebook, projektet kanë pasur për qëllim rritjen e regjistrimeve në shkollë, rritjen e vijimit dhe të numrit të nxënësve që vazhdojnë arsimin.

Po ashtu, edhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimmarrjes. Nga këto projekte kanë përfituar më shumë se 300,000 nxënës.