Komisioni hetimor për PTK-në nuk vendos për angazhimin e ekspertëve

Komisioni hetimor për PTK-në nuk vendos për angazhimin e ekspertëve

Ekonomia June 19, 2019 - 12:46
Lexo Detajet

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala nuk ka  marr vendim për angazhimin e katër ekspertëve për nevoja të komisionit.

Aty u propozua që listat të shqyrtohen në nëngrupe dhe të propozohen emrat konkretë në mbledhjen e ardhshme.

Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, tha se vetëm një nga ekspertët ka pranuar të angazhohet derisa sa tha se buxhet ka edhe për tre të tjerë.

“Vetëm njëri ka pranuar të angazhohet,  të tjerët se kanë parë të mundshme, ne kemi kërkuar listën e ekspertëve që përdorin gjykatat. Ne e kemi një të angazhuar, kemi buxhet edhe për 4 të tjerë. Secili prej grupeve e ka nga një ekspert”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se duhet të ketë ndarje të ekspertizave sipas fushave.

“Si ide është ë kapshme që të kemi ndarje të ekspertiza sipas fushave. Disa gjana substanciale kanë fushën e drejtësisë, ajo ligjore dhe financiare”, tha ai, raporton Ekonomia Online..

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, duke folur për emrat e mundshëm për këtë nëngrup, tha se angazhimi i një eksperti të telekomunikacionit do të ndihmonte shumë.

“Propozoj emra të veçantë në këtë nëngrup, do të ishte më i mirë ndonjë jurist që të merret me emrat e organizimit të punësimit të bordeve. Eksperti i telekomunikacionit mund ta ndihmoj, por ai juridik do të na ndihmonte më shumë”, tha ai.

Deputeti Milaim Zeka  pati një propozim për dikë që konsiderojë se mund të ndihmojë në këtë proces.

“Nuk propozoj njerëz për punësime familjare. Në Agjensionin e Pronave është juriste brilante e ka edhe provimin e jurisprudencës, Shqipe Rexhepi, ajo që më ka bërë përshtypje nuk i ka bërë përshtypje puna pagesës. Ajo mundet me na ndihmu”, ka thënë Zeka.

Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, tha se këto intervista duhet të përfundojnë para pushimit të Kuvendit.