Ministri Ismaili: Gjilani do të ketë QKMF moderne për shërbime të dinjitetshme shëndetësore

Ministri Ismaili: Gjilani do të ketë QKMF moderne për shërbime të dinjitetshme shëndetësore

Ekonomia maj 24, 2019 - 13:31
Lexoni detajet e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar plotësim ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Përmes kësaj marrëveshje, ministria e Shëndetësisë zotohet të bëj pagesën e mbetur të mjeteve në vlerë prej 562,969 euro, thuhet në njoftimin ministror.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se Qendra e re e Mjekësisë Familjare do të plotësoj të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit, transmeton lajmi.net.

“Edhe 562 mijë euro të tjera për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan. Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, sot nënshkruam plotësim-ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për këtë projekt, të cilin Ministria e Shëndetësisë e financon me 1 milion euro. Qendra e re e Mjekësisë Familjare do t’i plotësojë të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit”, tha ministri Ismaili.

Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, shprehu falënderimin e tij për zhvillimin e këtij projekti me rëndësi për qytetarët e Gjilanit.