Monego e fiton rastin ndaj një mediumi

Monego e fiton rastin ndaj një mediumi

Ekonomia May 23, 2019 - 11:19
Lexo Detajet

Institucioni financiar “Monego” e ka fituar rastin në gjykatë ndaj një portali.

Ata kishin konsideruar se mediumi kishte shpërndarë lajme të rreme për ta, ndërsa pasi që e kanë dërguar çështjen në gjykatë, e kanë fituar rastin.

“Sot, Monego ka fituar betejën e saj kundër lajmeve të rreme edhe me vendim të gjykatës. Drejtësia ka mposhtur lajmet e rrejshme. Kjo nuk është vetëm një fitore e Monego’s kundër një padrejtësie të hapur dhe një synimi të qartë për dëmtimin e reputacionit tonë dhe investimeve të huaja direkte, por shërben edhe si precedent i veçantë në media” ka thënë Egzon Halili, drejtor ekzekutiv në Monego, njoftohet përmes një komunikate, përcjell zeri.info.

Komunikata e plotë

Lideri i tregut financiar jo-bankar në Kosovë, Monego ka njoftuar se ka fituar edhe betejën ligjore kundër serisë së lajmeve të rreme që janë bërë kundër kompanisë.

Fillimisht ka qenë Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës e më pas edhe vendimi i gjykatës që e kanë mbështetur Monegon kundër faqes Kosova.info e cila në vazhdimësi ka publikuar dhe shpërndarë lajme të pavërteta dhe pretendime të paqena kundër kompanisë Monego. Tani me vendim të prerë të gjykatës, një gjë e tillë i është pamundësuar faqes së lartpërmendur.

Në vendim të Gjykatës thuhet se faqja e cila ka shpërndarë lajme të rreme dhe e cila ka përdorë gjuhë denigruese kundër Monego, duhet t’i tërheq të gjitha publikimet e saj nga uebfaqja dhe nga profilet e saj në rrjetet sociale.

“Sot, Monego ka fituar betejën e saj kundër lajmeve të rreme edhe me vendim të gjykatës. Drejtësia ka mposhtur lajmet e rrejshme. Kjo nuk është vetëm një fitore e Monego’s kundër një padrejtësie të hapur dhe një synimi të qartë për dëmtimin e reputacionit tonë dhe investimeve të huaja direkte, por shërben edhe si precedent i veçantë në media” ka thënë Egzon Halili, drejtor ekzekutiv në Monego.

“Duke ndjekur vetëm rrugët ligjore, Monego ka dëshmuar se nuk e toleron padrejtësinë dhe lajmet e rreme. Vendimi i drejtë i gjykatës është mesazh shumë pozitiv dhe i fuqishëm për gjithë investitorët evropian në Kosovë. është një lajm i mirë për gjithë shtetin tonë, i cili ka shumë nevojë të promovojë ambientin e të bërit biznes. është fitore e drejtësisë kundër padrejtësisë, dhe mbështetje për mediat profesionale dhe etikën gazetareske, në përgjithësi”.

Seria e pandërprerë e lajmeve të rreme kundër nesh ka keqinterpretuar rëndë çdo informacion lidhur me Monego dhe pronarët e saj, prandaj kjo është një kërkesë e hapur për Kosova.info që të bëjë një kërkimfalje publike ndaj lexuesve të saj, neve si subjekti të targetuar në vazhdimësi si dhe Bankës Qëndrore të Kosovës, si autoritet kyç për sektorin financiar në Kosovë.

Si palë direkte e cila është e dëmtuar shumë nga lajmet e rreme, Monego zotohet se do të vazhdojë të jetë mbështetës i fuqishëm i mediave të lira dhe të paaanshme, informacionit të saktë, dhe institucion transparent i cili do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë qytetarët dhe hisedarët përkatës, pa dallim, gjithmonë duke anashkaluar lajmet e rreme.