1000 euro telefon nga buxheti i shtetit për ministren Hoxha

1000 euro telefon nga buxheti i shtetit për ministren Hoxha

Ekonomia mars 18, 2019 - 19:14
Lexo Detajet

Rreth 1 mijë euro janë shpenzuar nga “kuleta’ e shtetit për ta pajisur me telefon Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhën. Në Ministri thonë se deri tash Hoxha nuk ka blerë telefon me para të shtetit, dhe se tani po ka nevojë për një të tillë që të kryejë punët e përditshme.

Dhurata Hoxha ka rreth një javë që është pajisur me telefon të ri. Madje, jo të çfarëdo lloji.

Vetëm për telefonin e Hoxhës, janë shpenzuar afër 1 mijë euro nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar Ministria e Integrimeve Evropiane në faqen publike të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik(KRPP).

E se ky telefon është blerë për Ministren Hoxha, e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Zëdhënësi për media në MIE, Gëzim Dushi i ka thënë Gazetës Express se Hoxha po ka nevojë për një telefon të tillë për të kryer punët e përditshme.

“Telefoni mobil është planifikuar të blihet për nevojat e Kabinetit të Ministres, në bazë të planifikimeve me Planin e prokurimit dhe në bazë të udhëzimeve administrative që rregullojnë fushën për blerjet e tilla. Pasi që nga emërimi në post, Ministrja nuk është pajisur me telefon mobil, andaj është paraqitur nevojë për furnizim të tillë për kryerjen e punëve të përditshme”, ka thënë Dushi.

Ndërkohë, në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për të furnizuar ministren me këtë telefon kishin qenë të interesuara tri kompani, të cilat janë shpallur edhe të përgjegjshme.

Por, në fund fituese e tenderit është shpallur kompania “Gega”, derisa kontrata është nënshkruat më 14 mars të këtij viti.

Image

Image

Image

Image