Përveç taksës, Hoxhaj paralajmëron reciprocitet edhe në fusha tjera kundër Serbisë

Ekonomia January 24, 2019 - 13:52
Lexo tjera detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar reciprocitet edhe në fushat e tjera kundër Serbisë. Kjo do të ndodhë nëse Serbia vazhdon me cënu integritetin territorial të Kosovës, u shpreh Hoxhaj.

Taksën nuk e heqim por do të vazhdojnmë me ide tjera kreative që i kemi e me to edhe mund të habiteni se cilat janë, tha Hoxhaj duke mos konkretizuar se cilat mund të jenë këto ide.

“Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksen nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë, është deklaruar Enver Hoxhajn pas një takimi që kishte me zv.kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin.

Ndryshe, taksa e vendosur nga Kosova i ka kushtuar miliona humbje Serbisë. Nuk dihet nëse taksa do të heket kjo për shkak të presionit që SHBA po i bën Kosovës për normalizim të raporteve me shtetin serb.