AQP i kërkojnë 365.067 'Argeta'

Ekonomia January 19, 2019 - 13:24
Lexo tjera detaje

 “Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe produkte tjera të prodhuara në Serbi janë paraparë të blihen përmes një tenderi prej 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Produktet ushqimore që do të blihen janë të destinuara për një numër të madh të institucioneve qendrore, lokale, por edhe për ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë, shkruan Gazeta "Zëri".

Në dosjen e siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se autoriteti kontraktues, në këtë rast Agjencia Qendrore e Prokurimit, ka kërkuar të blejë 365.067 “Argeta” për nevoja të institucioneve qendrore, lokale dhe atyre të pavarura, por ashtu sikurse edhe “Plazma”-t, prania e këtij produkti në vendin tonë është duke munguar për shkak të aplikimit të taksës, pasi që ky produkt prodhohet në Bosnjë e Hercegovinë.

Po ashtu në lotin e parë AQP-ja ka kërkuar të blejë edhe 90 kilogramë biftek, 90 kilogramë ramstek, mish pule, mish peshku, sallam pule, derri etj. Po ashtu produkte të ngjashme janë edhe në lotin e dytë të kategorisë së parë. Po ashtu në lotin e parë të kategorisë së dytë mes shumë produkteve me origjinë nga qumështi është paraparë të blihen edhe 13 mijë e 764 kilogramë djathë “Mocarella”, si dhe mbi 74 miligramë kaçkavall, shkruan Gazeta "Zëri".

Po ashtu produkte të ngjashme gjendjen edhe në lotin e dytë të këtij grupi.

Në grupin e tretë, i cili ka vetëm një lot, janë paraparë të blihen sasi të mëdha të pijeve të gazuara dhe atyre të pagazuara, si dhe të ujit natyral dhe atij mineral. Në grupin e katërt ka produkte të ndryshme, derisa në dy lotet e grupit të pestë ka bukë dhe produkte të miellit./ZËRI

Image