Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj paralajmëron protesta kundër KEDS-it

Ekonomia December 16, 2018 - 17:56
Kjo është arsyeja

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj paralajmëron protesta kundër KEDS-it Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka paralajmëruar protesta kundër KEDS-it për shkak të reduktimeve të gjata të energjisë elektrike, raporton “Zëri.info.

 “Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tej zgjatur tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme. Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë. Nëse kjo situatë nuk përmirësohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirësimin e kësaj gjendje” ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, raporton “Zëri.info” / Zëri