Kompania turke fitoi 22 milionë euro nga shitja e rrymës

Ekonomia December 11, 2018 - 07:41
Lexo Detajet
Image

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) gjatë vitit 2017 ka dyfishuar fitimin, duke e krahasuar me një vit më herët. Në bazë të raportit të Auditorit të siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se gjatë vitit që lamë pas KESCO ka realizuar një fitim të pastër prej 22 milionë e 624 mijë eurosh, duke i dyfishuar fitimet nga viti paraprak, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Vetëm gjatë vitit 2017 Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), që është pronë e kompanisë turke “Çalik & Limak”, ka siguruar profit të pastër prej 22 milionë e 624 mijë eurosh, ndonëse zyrtarët e kësaj kompanie në vazhdimësi janë ankuar për probleme të vazhdueshme financiare.

Në raportin e Auditorit të siguruar nga gazeta “Zëri” shihet qartë se në vitin paraprak profiti i pastër i kësaj kompanie është dyfishuar në raport me vitin paraprak (2016). Gjatë vitit 2016 KESCO kishte siguruar një profit neto prej 12.8 milionësh, derisa gjatë vitit 2015 profiti neto i kësaj kompanie ishte 16.5 milionë euro. Po ashtu gjatë vitit që lamë pas Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka rritur dukshëm shpenzimet tjera në raport me vitin 2016, siç është dyfishimi i shpenzimeve për mbështetje të menaxhmentit, por edhe shpenzime tjera të luksit.

589 mijë euro shpenzime për mbështetje të menaxhmentit

Duke u bazuar në raportin e Auditorit të siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se gjatë vitit 2017 Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka krijuar shpenzime të mëdha përveç pagave të punëtoreve. Vetëm për mbështetje të menaxhmentit gjatë vitit 2017 janë shpenzuar 589 mijë euro, nga 327 mijë sa ishin shpenzuar gjatë një viti më herët. Po ashtu në kategorinë e shpenzimeve të identifikuar në raport si “Shpenzime tjera për tatim” gjatë vitit 2017 ishin shpenzuar 237 mijë euro, derisa për këtë qëllim një vit më herët ishin shpenzuar 125 mijë euro. Po ashtu për shërbime të auditimit dhe këshillimit financiar gjatë vitit 2017 ishin shpenzuar 69 mijë euro, derisa gjatë vitit 2016 për këtë qëllim ishin shpenzuar 35 mijë euro. Po ashtu edhe për shpenzime të komunikimit ka rritje të dukshme të shpenzimeve.

Sipas raportit të Auditorit shihet se gjatë vitit 2017 për këtë qëllim ishin shpenzuar 36 mijë euro, nga 11 sa ishin shpenzuar gjatë vitit paraprak. Edhe në kategorinë tjetër të identifikuar në raport si “Shpenzime tjera” gjatë vitit 2017 janë shpenzuar 46 mijë euro, derisa një vit më herët ishin shpenzuar në këtë kategori 35 mijë euro. Po ashtu duke u bazuar në raportin e siguruar nga gazeta “Zëri” shihet se gjatë vitit 2017 në emër të qirasë KESCO ka shpenzuar 112 mijë euro, nga 120 mijë sa ishin shpenzuar gjatë vitit paraprak. Për shpenzime të transportit janë shpenzuar 7 mijë euro, derisa gjatë vitit 2016 ishin shpenzuar 12 mijë euro, për shpenzime të internetit janë harxhuar 21 mijë euro nga 26 sa ishin gjatë vitit paraprak, derisa për shpenzime të reprezentacionit janë shpenzuar 2 mijë euro nga 3 mijë sa ishin shpenzuar gjatë vitit 2016.

1.1 milion € për shpenzime operative

Më tutje në raportin e Auditorit shihet se për pagat e 238 punëtorëve në vitin 2017 janë shpenzuar 1 milion e 964 mijë euro, derisa një vit më herët për ketë qëllim ishin shpenzuar 1 milion e 720 mijë euro, ndonëse gjatë një viti më herët numri i punëtorëve në raport me vitin paraprak ka qenë për 6 më shumë. Po ashtu gjatë vitit 2017, sipas raportit të Auditorit, shihet se për shpenzime operative janë shpenzuar 1 milion e 157 mijë euro, ndonëse gjatë vitit 2016 për këtë qëllim ishin shpenzuar dukshëm më pak, 747 mijë euro./ZERI

Image
Image