Zyrtarët e CEFTA-s nuk vijnë në Kosovë shkaku i taksës

Zyrtarët e CEFTA-s nuk vijnë në Kosovë shkaku i taksës

Ekonomia dhjetor 04, 2018 - 12:08
Lexo Detajet

Sot, në Prishtinë ka nisur “Java e CEFTA-s", organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ky takim shënon përmbylljen e suksesshme të Kosovës me Marrëveshjen e CEFTA-s, ku u zhvilluan tri sesione në fushën e tregtisë në shërbime, lehtësimit të tregtisë dhe operatorëve të autorizuar ekonomikë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, diskutoi për problemet me Serbinë, me ç’rast tha se Serbia ende nuk po i pranon targat e Republikës së Kosovës, pasi që ato përmbajnë emrin e shtetit dhe flamurin.

“Kosova po zbaton CEFTA-n që nga viti 2006 dhe ajo po i zbaton detyrimet e saj. 3 nga 7 vendet e CEFTA-s nuk e njohin Kosovën. Delegatët zyrtarë të të gjitha vendeve të CEFTAS-s kanë treguar mirëkuptim të vazhdueshëm. Janë disa çështje te CEFTA, që shërbyesit civil nuk mund ti zgjedhin p.sh importet apo eksportet tona. Serbia nuk po i pranon targat tona, tiketat tona pasi që ato përmbajnë emrin e shtetit tonë dhe flamurin tonë”.

Ai shtoi se përqindja e importeve të BE-së në të gjitha vendet e CEFTA-s është 60 për qind, ndërsa për Kosovën është 40 për qind, për të cilën mendon se është shkatërruese për kompanitë nga Kosova.

David Cullen, përfaqësues i Komisionit Evropian, tha se arsyeja pse shumë nga përfaqësuesit e CEFTA-s nuk janë pjesë e kësaj konference është pikërisht vendimi i fundit për vendosjen e masës.

Cullen tha se vendimi i fundit i Kosovës është jashtë rregullave të marrëveshjes së CEFTA-s.

Ai paralajmëroi se CEFTA po përgatit një raport për të gjitha ato vende që i kanë shkelur marrëveshjet e kësaj të fundit. “Dua të them ironikisht derisa është vendosur masa ndaj Serbisë kryesimi ndaj Kosovën ka qenë i suksesshëm. Në rrethana normale ne do fokusoheshim në përparime, por ato u hijezuan nga zhvillimet e fundit. Institucionet e BE-së kanë hapur një derë mundësie për Ballkanin Perëndimor”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes për furnizim me energjinë, Kosova nuk ka energji të mjaftueshme.

Ai tha se si pasojë e mundësisë për të lëvizë lirshëm prapë rritet kostoja e transportit. Sipas tij, ajo që është fondamentale është që një fabrikë me konkurruar lirshëm, por energjia e ka bllokuar këtë.