Nga kjo datë nuk do të ketë më reduktime të rrymës

Ekonomia December 03, 2018 - 09:27
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Nga data 15 dhjetor të këtij vitit nuk do të ketë më ndërprerje të rrymës. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ku ka thënë që kjo datë do të ketë normalizim të plotë në furnizim me energji, transmeton “zëri.info”.

Ai reduktimet e rrymës i ka quajtur të papranueshme dhe të patolerueshme.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Reduktimet e energjisë elektrike, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim. /ZERI