Taksa 100 % po zbatohet edhe për biznese shqiptare

Ekonomia November 29, 2018 - 15:30
Lexo Detajet

Taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, përveq serbëve, po prek edhe bizneset shqiptare.

Kjo për shkakun se edhe për mallrat nga Lugina e Preshevës e banuar nga shqiptarët, është duke u zbatuar taksë prej 100 për qind, shkruan lajmi.net.

Këtë për e ka konfirmuar sot zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se taksa është duke u zbatuar njëjtë ndaj të gjitha mallrave me prejardhje nga shteti i Serbisë.

Megjithatë, bën të ditur Stavileci, përjashtim bën kompania “Fluidi” nga Presheva.

 

“Taksë është duke u zbatuar ndaj të gjitha mallrave nga Serbia, edhe prej atyre nga Presheva. Me përjashtim të kompanisë “Fluidi”, e cila është liruar me vendim të Qeverisë”, ka thënë Stavileci.

Theksojmë, se taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës për mallrat me shumicë serbe ka nxitur një varg reagimesh e veprimesh nga Beogradi.

E fundit ishte dorëheqja e katër kryetarëve serbë të komunave të Kosovës.

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian është kërkuar heqja e menjëhershme e masave.

Sipas tyre, një veprim i tillë nuk i kontribuon marrëveshjeve për tregti të lirë.