Ministria e Financave nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore për projektin 'Ekonomia Digjitale'

Ministria e Financave nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore për projektin 'Ekonomia Digjitale'

Ekonomia korrik 20, 2018 - 14:24
Lexo detajet

Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli sot nënshkruan marrëveshjen për financimin e projektit “Ekonomia Digjitale në Kosovë”, në vlerë prej 20.7 milionë eurosh, raporton “Zëri.info”.

Në konferencën e mbajtur për medie, ministri Hamza tha se ky është një projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

"Është projekt i rëndësishëm i cili do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kushtet e marrëveshjes janë të volitshme. Shuma është 20milionë e 7 mijë euro. Implementuese e projektit do të jetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Unë besoj që ky është fillim dhe pres që të implementohet suksesshëm dhe të hapat rruga për projekte të reja të financimit", tha ai.

Ndërsa menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli tha se Kosova është e para në rajon që po lëviz në këtë drejtim.

Sipas tij, më shumë se 60 mijë persona do të lidhen me internet.

"Jemi krenar që jemi partner me ju në përpjekjet për të përmbushur mangësitë në këtë projekt. Ky projekt e sjell botën në Kosovë dhe e dërgon Kosovën në botë. Ne presim që deri në vitin 2023 më shumë fshatra të lidhen me këtë brez frekuencor. Më shumë se 60 mijë persona do të lidhen me rrjet të internetit. Sot nënshkruam një marrëveshje financiare, ne kemi punuar qe dy vite me stafin e ministrit Valdrin Lluka për të zhvilluar një projekt të tillë. Ne kemi bërë disa projekte për të ndërlidhur gratë në këtë. Pra krijimi i rrjetit të grave i cili do te zhvillohet dhe të marrin pjesë edhe të rinjtë në të".

Në këtë takim morri pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka.

Ai tha se çdo vend i Kosovës do të ketë qasje në internet.

"Ky është një ndër projektet më atraktive në vend. Shpresoj që në përfundimin e këtij projekti do të shpresoj si shembull për vendet tjera", tha ai./ZERI

Image 
Image
Image 
Image 
Image