Mehmeti: Sektori i sigurimeve ka shënuar progres pozitiv
Foto: Laura Hasani

Mehmeti: Sektori i sigurimeve ka shënuar progres pozitiv

Ekonomia mars 09, 2018 - 14:27
Kosova ka shënuar progres në eleminimin e pabarazisë ekonomike

Në ditën e parasë, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se Kosova ka shënuar progres në eleminimin e pabarazisë ekonomike, përmes edukimit financiar, raporton "Zeri.info".

"Edukimi financiar ndikon në eleminimin e pabarazisë ekonomike e cila jo vetëm në këtë aspekt por po ndikon edhe në atë social", ka thënë Mehmeti.

Ai ka theksuar se ecuria e mirë e sigurimeve afron edhe me marrjen e kartonit të gjelbër nga BE-ja.

Po ashtu sipas tij, java e parasë në Kosovë do të shënohet përmes tri fazave ku secila prej tyre do të fokusohet në një aspekt të veçantë.

"Faza e parë do t’i dedikohet fëmijëve me fokus tek kursimet. Faza e dytë do tu dedikohet studentëve dhe faza e tretë u dedikohet veçanërisht studentëve te UP-së të cilët mund të formojnë një video në lidhje me temën dhe të përzgjidhen fitues", ka shtuar ai.

Mehmeti ka vlerësuar përmasimin e ekonomisë bankare në disa aspekte si dhe ka njoftuar që BQK do të lansojë edhe një portal ku publiku do të njoftohet më gjerësisht në lidhje me këto veprimtari.

"Progresi që është shënuar është: Rritja e depozitave në banka që dëshmon që publiku është i aftë të kursejë, qëndrueshmëria e sektorit bankar ka shënuar rritje. Ka shënuar edhe aftësi të bankave për shërbimet e tyre. Vlera e kredive është përgjysmuar. Përdorimi i e-banking është rritur, sistemi i pensioneve po arrinë me sukses t'i ruaj mjetet e tyre.

 Sektori i sigurimeve ka shënuar progres pozitiv", ka përfunduar ai.

Përndryshe sot ka filluar mbajtja e javës ndërkombëtare e parasë me moton " Të mësojmë si të kursejmë dhe të fitojmë më shumë. /ZERI/