MTI inkurajon konsumatorët që t’i paraqesin parregullsitë gjatë blerjeve

Ekonomia December 14, 2016 - 20:35

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka filluar një fushatë vetëdijesuese për konsumatorët, që hasin në parregullsi gjatë blerjeve në dyqane.

MTI, përmes disa SMS’ve të dërguara në telefona, u ka kërkuar konsumatorëve që hasin në këso parregullsi të paraqesin rastet.

“Konsumator, nëse gjatë blerjes së artikujve apo shërbimeve përballesh me parregullsi në treg, ankohu falas në 080001111000, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, thuhet në mesazhin e lëshuar nga MTI.