Deliu për reduktimet e rrymës: Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, ndërsa të privilegjuarit po bëjnë miliona
Foto: Laura Hasani

Deliu për reduktimet e rrymës: Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, ndërsa të privilegjuarit po bëjnë miliona

Ekonomia December 23, 2025 - 11:53

Blerta Deliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me reduktimet e rrymës në vend, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.

Deliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qytetarët paguajnë më shtrenjtë, ndërsa sipas saj disa të privilegjuar bëjnë milionat, duke shtuar edhe se kjo është kapje e shtetit e jo krizë energjetike.

Postimi i plotë:

Edhe këtë fundvit s’po na e lënë me pa mirë. Gjysma e Kosovës në terr. Jo për shkak të mungesës së energjisë, se furnizimi i rregullt ka qenë punë e kryer. Por për shkak të mafisë energjetike që është rehatu brenda Qeverisë.

Vuk Hamoviq, Martin Berisha & CO, emra që s’kanë kurrfarë lidhje me interesin e qytetarëve, por shumë lidhje me fitimin, skemat dhe me shumë gjasë, edhe me financimin e fushatave.

Qytetarët paguajnë më shtrenjtë, shteti shtiret i pafuqishëm, ndërsa disa të privilegjuar bëjnë milionat. Kjo s’është krizë energjetike. Kjo është kapje e shtetit. Është vjedhje e shtetit.

Kosova ka pasur zgjidhje. Por Qeveria ka zgjedhur interesin privat mbi qytetarin.

Prandaj, me 28 dhjetor, ju zgjidhni interesin tuaj. Votoni për ndryshim.