Këto dy vajza i shpëtoi gazeta gjermane, pasi prindërit ua vranë në luftë

Këto dy vajza i shpëtoi gazeta gjermane, pasi prindërit ua vranë në luftë

Dosier shkurt 18, 2019 - 11:19
Lexo detajet!

Në vitin 1999, lotët e tyre prekën gjithë planetin. Fotografia e tyre u bë një simbol i luftës së egër të Kosovës.

Njëzet vite më parë, Albenita (22) humbi prindërit e saj – babai i vrarë nga ushtarët serbë, nëna e zhdukur!

Kur fotografia e vajzës që qante (atëbotë trevjeçare) nga fshati Bukosh i Kosovës u përhap në tërë botën, më 7 prill 1999, gazetarët e BILD-it shkuan në kërkim të saj.

Dhe ata e gjetën fëmijën në Shqipëri vetëm pak kohë më vonë! Atje, Albenita kishte ikur me motrën Albiona (atëbotë njëvjeçare) dhe gjyshen e saj. Me mbështetjen e organizatës humanitare të BILD-it, “Një zemër për fëmijë”, të tretë u sollën në Gjermani, më 10 prill.

Në Hamburg, motrat u pranuan nga një familje, të pajisura me rroba të reja dhe shpresën për një jetë të qetë. BILD-i gjithashtu e ndihmoi Albenitën me letra me vlerë.

“Më kujtohet vetëm pak, por e di se nuk kisha frikë më në Gjermani pasi ishim të mirëpritura ngrohtësisht. U ndjeva shumë mirë “, thotë Albenita sot, kur BILD-i e vizitoi atë në shtëpinë e saj të re në Itali, njofton Albinfo.ch.

Image 
Image 
Image