FIFA nis hetimet ndaj kuzhinierit Slat Bae, pasi u fut në fushë në finalen e Kupës së Botës
Pronari i restorantit të famshëm, Salt Bae, emri i vërtetë Nusret Gokçe, është duke u hetuar nga FIFA pasi ai u fut në fushë gjersa Argjentina ishte duke festuar triumfin e Kupës së Botës 2022.
Gokçe u kritikua shumë për paraqitjen e tij pas fitores së Abiceleste në finale, me pamjet e shfaqura të lojtarëve që detyroheshin të pozonin për foto ndërsa pronari i restorantit mbante trofeun dhe bënte selfie.
FIFA që atëherë ka zbuluar se qasja e Gokçes në fushë ishte e paautorizuar dhe se vetëm fituesit e Kupës së Botës dhe krerët e shteteve lejohen të prekin trofeun e famshëm.
“Pas një rishikimi, FIFA ka përcaktuar se si individët fituan akses të padrejtë në fushë pas ceremonisë së mbylljes në stadiumin Lusail më 18 dhjetor. Do të ndërmerren veprimet e duhura të brendshme”, tha një zëdhënës i FIFA-s për “Sky Sports News”, percjell Zeri.info.
FIFA nuk ka dhënë një kornizë të saktë kohore për hetimin e saj, por rezultatet pritet të bëhen publike përfundimisht. /Zeri.info